Artan Lame: Do krijojmë VKM të ri për banesën dhe tokën bujqësore

Për 111 objekte informale në Lushnjë ka përfunduar procesi i legalizimit, ndërsa Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka njoftuar edhe për përditësimin e regjistrit të tokave bujqësore në Ardenicë.

Drejtori i Kadastrës, Artan Lame zhvilloi bashkëbisedim për problematikat e pronës në këtë zone me banorët.

Në Ardenicë të Lushnjës, Lame u njoh me fenomenin e ndarjes së tokës bujqësore nga banesa, ndaj propozoi një VKM të ri.

Kadastra Shqiptare u bën thirrje qytetarëve që për çdo problematikë apo sorollatje në zyrat vendorë, të denoncojnë në mënyrë që të marrin dhe zgjidhje për pronën e tyre.

Klan News