Lame: Shumica e banesave u ndërtuan pas dëmtimit nga shpërthimi në vitin 2009 

Përmbyllet procesi i legalizimeve në zonën që përfshin fshatrat Gërdec dhe Shargë në Bashkinë e Vorës. Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Vorë ishte në fshatin Gërdec për t’ju dorëzuar banorëve vendimin e fundit të legalizimit për këtë zonë. 

Kryesisht këto banesa janë ndërtuar pas tragjedisë së Gërdecit, por sipas Lames edhe pse në ato kohë u fol se do të ishin me leje nga shteti, kjo gjë nuk ndodhi asnjëherë dhe i gjithë fondi i banesave u desh të kalohej përmes procesit të legalizimeve

Janë edhe një numër prej 22 familjes që nuk kanë bërë asnjë kërkesë pranë institucionit të Kadastrës. Duke bërë një paralelizëm mes qeverisjes, Lame tha se në vitet 2005-2013 janë legalizuar vetëm 22 objekte. Kurse për periudhën 2014-2021 janë legalizuar 2620 objekte informale.

Klan News