kelly brookMesa duket dita e të dashuruarve nuk i ka sjellë fat çiftit Kelly Brook dhe David Mcintosh, pasi raportohet se lidhja e tyre 6-javëshe tashmë ka përfunduar.

“Daily Mail” raporton se modelja Brook është ndarë nga David Mcintosh menjëherë pas pushimeve romatike që bënë në Los Angeles.

David ishte fotografuar i vetëm një ditë pas 14 shkurtit, dhe më një fytyrë të “ngrysur”, duke aluduar se ata mund të jenë ndarë edhe më herët.

Ndërsa modelja Kelly Brook raportohet se ka hequr nga llogaria e saj në “Instagram”  shumë foto të tyre.

Një burim i ka thënë gazetës se Brook mendonte se David rrinte me të vetëm për famë, pasi i pëlqente kur vendosej në qendër të vëmendjes dhe se nuk ishte aq serioz në lidhje me të.

 

Mitka Sejdini