5 kilometrat e para të rrugës Çorovodë-Përmet kanë përfunduar. Aksi është i rëndësishëm pasi lidh dy zona me potencial turistik me njëra-tjetrën.

Investimi për lotin e parë është 10 milionë euro, ku rruga ka një gjerësi prej 6 metrash, ndërsa është ndërtuar edhe ura e Lapanit me një gjatësi prej 40 metrash.

“Kjo është një rrugë shumë e rëndësishme sepse është një rrugë që lidh dy qytete, pra Çorovodën dhe Përmetin, dhe siç e kemi thënë shpesh herë gjatë inspektimeve tona është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik e të gjithë vendit lidhja përmes qendrave ekonomike, përmes qyteteve sepse kështu krijohen dhe shkëmbimet tregtare dhe lehtësojmë jetën e të gjithë qytetarëve të këtyre zonave”.

Punimet për lotin e parë të këtij segmenti filluan në vitin 2017-ë dhe kanë përfunduar para afatit. Tashmë mbeten edhe 15 kilometra të tjera për t’u ndërtuar, të cilat do të kushtojnë sipas projektit 35 milionë euro. Sot për të udhëtuar nga Përmeti për në Çorovodë të duhen 1 e 50 minuta, në një rrugë që është 62 kilometra e gjatë.

Tv Klan