Në përfundim të mbledhjes së Partisë Demokratike, kreu i saj Lulzim Basha në një deklaratë për mediat u shpreh se ditën e nesërme do të jenë në krah të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, pas paralajmërimit për një protestë në orën 16:30.

Kreu i opozitës u shpreh se strukturat e PD do të organizohen për të mbledhur sa më shumë qytetarë të cilët protestojnë tashmë jo vetëm për Teatrin por për demokracinë.

Lideri i PD u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve për t’u bashkuar në protestë, ndërsa shtoi se kjo duhet konsideruar një betejë kundër tiranisë dhe rikthimit të demokracinë, duke lënë të kuptohet se nesër do të jetë fillimi i një sërë protestash. /tvklan.al