Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka komunikuar shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

“Këshilli i Ministrave mori vendim për shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të bashkisë së Kukësit”, tha Ibrahimaj.

Kujtojmë që vetë më herët, Safet Gjici njoftoi se ka dhënë dorëheqjen nga posti pasi u publikua në rrjetet sociale një video intime e tij në zyrën e bashkisë. (Lexo më shumë)/tvklan.al