Ka përfunduar pas thuajse 6 orësh mbledhja e kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve. Takimi mes socialistëve u zhvillua në Pallatin e Brigadave.

Këtë të shtunë takimi që u zhvillua me dyer të mbyllura është fokusuar tek drejtuesit e qarqeve që do të diskutojnë me kryeministrin për kandidatët që kanë përzgjedhur për t’i bërë pjesë të listave për deputetë për zonat që mbulojnë.

Ndërkohë edhe një ditë më parë u organizua një mbledhje e tillë ku mësohet se është diskutuar për programin elektoral për garën e 11 Majit.

Për 6 orë u analizua çdo sektor i qeverisjes dhe u vendosën se cilat do të jenë premtimet që do ju bëjnë shqiptarëve për t’ju kërkuar votën për një mandat të ri.

/tvklan.al