Javën e kaluar, emisioni “Historia e Fundjavës” nga Mirela Milori në Klan Plus trajtoi historinë e Xhesit, vogëlushja e cila kishte probleme në gjymtyrët e kaluara.

Falë apelit që u bë në emision, u arrit që të mblidhej shuma e nevojshme financiare që Xhesi t’i nënshtrohej një operacioni në Turqi. Vogëlushja u dërgua në një spital në Stamboll ku iu nënshtrua operacionit.

Sot ka një lajm të mirë. Ndërhyrja kirurgjikale është kryer dhe ka përfunduar me sukses.

Xhesi është në gjendje të mirë shëndetësore. Emisioni “Historia e Fundjavës” ka realizuar një lidhje me Skype me Selvete Rrmokun, koordinatoren e spitalit Sante Plus në Turqi. Në video është shfaqur edhe Xhesi, vogëlushja që ka përfunduar me sukses operacionin.

Ndërkohë, koordinatorja e spitalit ka treguar më shumë rreth këtij operacioni.

Për momentin është në gjendje shumë të mirë, nuk kemi pasur komplikacione siç kemi pritur. I gjithë operacioni ka kaluar me sukses. Pas operacionit nuk kemi pasur asnjë komplikim, për fat të mirë, edhe menjëherë ditën e dytë është çuar në këmbë. Tani mund të ecë vetë, nuk ka asnjë problem. Është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Për momentin në qoftë se vazhdon kështu, të hënën mund të udhëtojë”, u shpreh ajo. /tvklan.al