Përfundon me sukses trasportimi i armëve kimike në Kalabri



Përfundon me sukses trasportimi i armëve kimike në Kalabri

15:18 03/07/2014 >>>ANSA/SIRIA: LE ARMI CHIMICHE A GIOIA TAUROKa përfunduar me sukses dhe pa asnjë incident në orët e vona të mbrëmjes së shkuar operacioni i transportit të armëve kimike siriane në portin italian të Gioia Tauros në Kalabri.

Nga anija daneze “ARK FUTURA” për te ajo ushtrake amerikane “CAPE RAY” u transportuan 600 tonë material të rrezikshme të paketuara në 78 kontenierë, në një periudhë kohore prej rreth 20 orësh.

Në përfundim të këtij procesi, të dyja mjetet janë larguar nga porti në drejtime të ndryshme.

Anija amerikane nën shoqërimin e një korvete të Marinës ushtrake italiane është nisur për një venddislokimi në Mesdhe, ku do të kryejë asgjesimin e arsenalit që ka në bord.

Organizata për Shkatërrimin e Armëve Kimike – që mbikqyr të gjithë procesin nga afër,  e cilësoi operacionin e transportit të suksesshëm, duke vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet italiane.

Ndërsa, misioni i anijes daneze vijon për shpërndarjen e kontenierëve që ka në bord për në disa kompani private që do të shkatërrojnë 900 tonët e mbetura të këtij arsenali.

Tv Klan






Të ngjashme