Çmimet variojnë nga 257 mijë euro në 2 milionë euro

Pas 17 vjetësh pengesash dhe punimesh, qiellgërvishtësja gjigande “Intempo” më në fund ka përfunduar. Prej 187 metra, kjo është ndërtesa më e lartë në Bashkimin Evropian. Kullat e saj binjake gjithashtu zotërojnë ngjitjen më të shpejtë me ashensor në Spanjë, me një shpejtësi prej 4.2 metra në sekondë dhe mund të arrijë në katin e fundit në 52 sekonda.

Qiellgërvishtëset e resortit “Costa Blanca” mund të rivalizojnë me ato të Manhatanit ose Hong Kongut, me mbi 25 kate më të larta, “Intempo” i lë të gjitha në hije me 47 kate më shumë.

Kullat lidhen në pjesën e sipërme nga një strukturë në formë diamanti, ku çmimi i një apartamenti nën çati është rreth 2 milionë euro. Diku tjetër në ndërtesë çmimet fillojnë nga 257,000 euro. Edhe pse bëhet fjalë për çmime marramendëse të gjitha apartamentet janë të shitura.

Klan News