Veliaj: Shkurtohet distanca me Tiranën

Përfundon ndërtimi i urës së Mëlçizës në Zall Herr. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili pa nga afër urën e re, tha se se tashmë me investime të tilla edhe në fshatra po rritet vlera e tokës dhe e pronës.

“Ju falenderoj që e keni bërë në kohë rekord! Kur mendoj që vetëm para pak muajsh, kur ishim me Edin tek shtëpitë e reja, akoma s’kishim filluar punimet dhe fakti që rikuperuat edhe shirat dhe këtë verë kur të kthehen nga pushimet edhe qytetarët e Zall Herrit do e gjejnë urën të përfunduar”

Veliaj tha se gjatë gjithë sezonit veror do të vijojë puna për investimet e nisura.

“Ura të tilla ne do bëjmë në të gjitha zonat rurale. Kështu që do të vazhdojmë gjatë gjithë verës më këto punë. Ne jemi këtu për të ndërtuar ura, për t’i lidhur njerëzit, jo për t’i përçarë, jo për t’i ndarë, jo për t’i futur gjuhën e urrejtjes. Unë besoj që kush punon ia sheh dukun punës së vet. Kush merret me fjalë, sigurisht që as që e kupton çfarë do të thotë të bësh punë.”

Punimet për ndërtimin e urës kishin filluar rreth 13 vite më parë, sipas një projekti të realizuar në vitin 2007, ku u ngritën vetëm këmbët e urës.

Me projektin e ri janë realizuar punimet e plota të  mbistrukturës.

Tv Klan