Përfundon “Në kurthin e Piter Pan”



Përfundon “Në kurthin e Piter Pan”

17:06 08/06/2021

Alban Skënderaj, i ftuari special i natës finale

Ëndrra e Piter Pan përfundoi këtë të hënë për 12 fëmijët dhe gazetarët e së ardhmes. Nata finale riktheu pas shumë vitesh në ekran këngëtarin Alban Skenderaj, i cili ishte edhe i ftuari special i mbrëmjes së fundit të programit.

Artisti, fitues i disa çmimeve të para nëpër festivale u dorëzua para pyetjeve të fëmijëve, të cilët nuk nguruan ta vendosnin atë në situatë të sikletshme, me humor, por edhe përballë sfidave muzikore, duke zgjedhur të këndojë me fëmijët e “Piter Pan”.

Alban Skenderaj rrëfeu në një intervistë të sinqertë gjithçka rreth familjes por edhe karrierës muzikore. Ai tregoi momentet kur u ngjit në skenë për herë të parë, por edhe disa episode që lidheshin me fëmijërinë e tij.

Për 12 net “Në Kurthin e Piter Pan” në drejtimin e dyshes Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut dhe skenar të Ilda Lumanit, ngjiti në teatrin e Televizionit Klan 25 të ftuar nga arti, shkenca dhe politika, të cilët për herë të parë në jetën e tyre u rikthyen në boten e fëmijërore, përmes rrëfimeve të sinqerta.

Tv Klan







Të ngjashme