Ka përfunduar mëngjesin e sotëm numërim i votave në qarkun e Elbasanit. Gazetari Fatos Salliu, i cili ka ndjekur nga afër këtë proces ka raportuar se është mbyllur numërimi i votave dhe në kutitë e fundit.

Partia Socialiste ka shpallur fitoren duke thënë se ka marrë 9 mandate, ndërkohë ky mandat ende nuk është konfirmuar nga KQZ.

Mandati i nëntë për PS rrezikohet për një numër të paktë votash. Deri tani gazetari Salliu raporton se mandati i takon Partisë Socialiste, por pritet ende një konfirmim nga KQZ.

Nga ana tjetër Partia Demokratike është mes mandatit të 5-të dhe të 6-të. Por situata në këtë qark mbetet ende e paqartë./tvklan.al