Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, rikonfirmohet në krye të bashkisë më të madhe në vend edhe për një tjetër mandat 4-vjeçar. Pas numërimit të të gjitha votave në Tiranë, kryetari aktual i Bashkisë, Erion Veliaj, rezulton se ka fituar me 94,21 % të votave.

Veliaj mori 152 230 vota, ndërsa kundërshtari i tij Arben Skendeeraj i Bindjes Demokratike vetëm 9 364 vota.

Në krahasim me zgjedhjet vendore të e vendore të vitit 2015, rezulton se Veliaj ka marrë 8005 vota më pak, por vlen të theksohet se asokohe Partia Socialiste ishte në koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe PDIU-në, parti të cilat aktualisht i janë bashkuar kampit opozitar. /tvklan.al