Qarku i Kukës ka përfunduar dhe numërimin e votave për kandidatët. Shifrave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deputetët e ri do të jenë Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj nga Partia Demokratike dhe, Gerta Duraku nga Partia Socialiste.

 Kandidati më i votuar në këtë qark është Flamur Hoxha nga Partia Demokratike dhe ndiqet nga Gerta Duraku që vjen nga radhët e PS.

Votat për kandidatët e Partisë Demokratike: Flamur Hoxha 9159, Isuf çelaj 5257 dhe Shyrete Koka 3622.

Votat për kandidatët e Partisë Socialiste: Gerta Duraku 5368, Petrit Malaj 3666 dhe Halim Dauti 2059./tvklan.al