Ka përfunduar procesi i numërimit të fletëve të votimit për partitë në Bashkinë e Hasit.
Koalicioni PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka kryesuar me një rezultat prej 3547 votash. Partia Socialisite në këtë bashki është forcë e dytë politike me rezultatin 2231 vota. Forcë e tretë politike është Partia Socialdemokrate me 841 vota.
Gazetarja Bleona Metushi bën me dije se numërimi për kandidatëve do të fillojë menjëherë pas pushimit të numëruesve.
Për më tepër ne ju ftojmë të informoheni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes dhe numërimit të votimit çdo orë dhe krahasimeve me zgjedhjet e mëparshme parlamentare.
/tvklan.al