Në Bashkinë e Himarës procesi i numërimit të kutive të votimit ka përfunduar.
Gazetarja Glidona Daci raporton se Partia Socialiste ka kryesuar me 3196 vota. E dyta vjen Partia Demokratike me 2370 vota.
Sakaq, partitë e tjera kanë marrë në total 668 vota. Janë shënuar gjithashtu 214 vota të pavlefshme.
Pritet që të nisë numërimi i votave për kandidatët e subjekteve politike.
Harta e qarkut Vlorë deri më tani duket ngjyrë rozë, si simbolizuese e mbizotërimit të votave më të shumta të Partisë Socialiste.
Nëse ju klikoni në zgjedhje.tvklan.al do të mund të shikoni në kohë reale rezultatet për qarkun e Vlorës e jo vetëm, por e të gjithë Shqipërisë.
Për më tepër ne ju ftojmë të informoheni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes dhe numërimit të votimit çdo orë dhe krahasimeve me zgjedhjet e mëparshme parlamentare.
/tvklan.al