Kuqezinjtë edhe pse patën më shumë raste nuk shënuan

Shqipëria barazoi pa gola me Kazakistanin në Ligën e Kombeve në një ndeshje që mund ta kishte fituar. Kuqezinjtë krijuan më shumë volum loje dhe patën më tepër raste se kundërshtarët, por nuk i shfrytëzuan siç duhet. Kombëtarja ishte më kërkuese gjatë pjesës së dytë me Armando Brojën, që pati disa mundësi të mira për të shënuar.

Portieri ose mbrojtësit e Kazakistanit e penguan atë të realizonte. Trajneri Edoardo Reja aktivizoi disa të rinj, mes tyre Kallaku si debutues duke treguar se po punon edhe për ekipin e së ardhmes.

Më shumë se 1 pikë e marrë në këtë sfidë mund ta quajmë 2 pikë të lëna përballë një rivali më të dobët me atë që tregoi në fushë. Pas 3 ndeshjeve të para Shqipëria ka 4 pikë dhe të mërkurën do të zhvillojë një tjetër ndeshje në transfertë, atë në fushën e Lituanisë.  

Tv Klan