Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur paraqitjen nga ana e saj të provave në gjyqin ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në procesin e paraqitjes së provave të saj, janë ftuar për të dhënë dëshmi drejtpërdrejtë në sallën e gjyqit 125 deshmitarë.
Prokuroria paraqiti rreth 3 000 prova materiale dhe ka bërë deri më sot 1 430 parashtresa lidhur me këtë çështje gjyqësore, thuhet në njoftim.
Sipas komunikatës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.
Sipas aktakuzës, krimet u kryen kundër qindra civilëve dhe individëve që nuk ishin pjesëmarrës në luftime, në një periudhë prej të paktën marsit të vitit 1998, deri në shtator të vitit 1999, në shumë vende, në të gjithë Kosovë dhe në Shqipërinë e veriut.
Në këtë gjyq janë pjesëmarrës më shumë se 150 viktima dhe ata përfaqësohen nga Avokati i Viktimave.
Gjykimi ndaj Thacit, Veselit, Krasniqit e Selimit ka nisur më 3 Prill 2023.
Tv Klan