Dialog mes Biden dhe Putin, por çështjet e pazgjidhura mbeten




Dialog mes Biden dhe Putin, por çështjet e pazgjidhura mbeten

17:44 16/06/2021

Putin: Ai është ndryshe nga Trump, Biden: Do mbroj popullin amerikan

Mbi 3 ore takim mes Presidentit Biden dhe Presidentit Putin ishin të mjaftueshme për të ridemensionuar marrëdhënies e tensionuara Rusi-SHBA dhe dhënë sinjale shpresë se diskutimet konstruktive. I pari që u largua nga takimi në Gjeneve ishte presidenti Joe Biden ndërsa shefi i Kremlinit i thuri elozhe bashkëbiseduesit duke kujtuar se është i ndryshëm nga Trump.

“Ai është shumë ndryshe nga presidenti Donald Trump. Ai është një person konstruktiv, i ekuilibruar, me përvojë. Këto gjëra nuk është se kanë lidhje të drejtpërdrejtë me punët tona, por tregojnë cilësitë dhe vlerat e tij. Kjo nuk do të thotë se duhet të shohim sytë dhe shpirtin e njëri-tjetrit. Ne mbrojmë interesat e shteteve tona dhe kjo bëhet me pragmatizëm”, tha Putin.

Duhet të jemi në gjendje të bashkëpunojmë, ka pasur përgjegjësi nga dy palët. Si do i përgjigjemi disa veprimeve të caktuara që mund të dëmtojnë Amerikën, dhe i kam bërë të qartë Putinit se Biden nuk është kundër Rusisë. Të mbroj popullin amerikan, kjo është përgjegjësia ime si Presidenti. I bëra të qartë se asnjë Presidenti i SHBA s’mund të rri duarkryq dhe mos flasë e mos veprojë për problemin e amerikanëve“, u shpreh Biden.

Pas takimit, Shtëpia e Bardhë shpërndau një deklaratë të përbashkët, ku thuhet se dy presidentët dolën në përfundimin se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë demonstruar se edhe në periudha tensioni, janë në gjendje të bëjnë përparim në qëllimet e përbashkëta për të siguruar zhvillime të parashikueshme në sferën strategjike, duke zvogëluar rrezikun e konflikteve të armatosura dhe kërcënimin për një luftë bërthamore.

Dy presidentët ranë dakord te rikthejnë në detyrë ambasadorët respektivë.  Kritiku i Putin, Navalni mori vëmendje jo vetëm në takim por dhe gjatë konferencave ku presidenti Biden i kujtoi Putinit vijat e kuqe nëse rrezikonte jetën.

Ata nuk janë në gjendje të diktojnë atë që ndodh në botë. E njëjta gjë vlen nëse Alexei Navalny vdes. Pasojat për Rusinë do të ishin shkatërruese”,tha Biden.

Ky person e dinte që ai shkeli ligjin që ekziston në Rusi dhe ai është një shkelës i përsëritur. Ai e dinte mirë se ishte në kërkim, por megjithatë u kthye në Rusi dhe ai qëllimisht donte të arrestohej. Ai bëri atë që donte të bënte”, shtoi Putin.

Shkëmbimi i të burgosurve ishte një temë e ndjeshme e cila pritet të diskutohet në nivele me të ulëta për të arritur konkretizimin ndërsa asnjë prej bashkëbiseduesve nuk ftoi tjetrin në vendet respektive.

Tv Klan





Të ngjashme