Procesi i numërimit në Bashkinë Skrapar ka përfunduar, nga ku ka kryesuar Partia Socialiste.

Kjo e fundit ka fituar 3614 vota, ndërsa Partia Demokratike vjen e dyta në radhë me 1588 vota, raporton gazetarja Anila Sefa.

Nga harta e qarkut Berat në zgjedhje.tvklan.al, nga rezultatet e deritanishme duket se socialistët po mbizotërojnë.

Partia Socialiste në këtë qark ka arritur të fitojë deri më tani rreth 60.02%, ndërsa Partia Demokratike 29.35%.

Për më tepër ne ju ftojmë të informoheni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes dhe numërimit të votimit çdo orë dhe krahasimeve me zgjedhjet e mëparshme parlamentare.

/tvklan.al