Përfundon rehabilitimi i bllokut të banimit në Njësinë 2

Përfundon rehabilitimi i bllokut të banimit në Njësinë 2

16:23 14/07/2019

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e bllokut të banimit prej 21 hektarësh i kufizuar nga “Rruga Elbasanit”-“Stavri Vinjau”-“Pjetër Budi” dhe “Ali Visha” në Njësinë 2. Për Kryebashkiakun Veliaj, ky investim e ka kthyer këtë zonë në një nga lagjet më të mira të Tiranës.

Ky është një nga projektet që ka qenë ndoshta meraku më i madh i Njësisë 2; e gjithë zona midis shkollës “Mihal Grameno”, shkollës “Labinoti”, ish “Vajgurit të Vjetër”, deri në rrugën e “Elbasanit”, rruga “Budi” dhe “Ali Visha”, mendoj se ka dalë në dritë. Ishte një nga zonat e cila konsiderohej pjesa më e rëndomtë e Njësisë 2, sot ka një vlerë krejt tjetër, në momentin që ndriçimi është LED, janë mbjellë pemë, ka vende parkimi, ka rampa për karrocat dhe është ndërhyrë në infrastrukturën nëntokësore”,

Për Kryebashkiakut të Tiranës, ky është momenti për të vazhduar punimet në Tiranë.

“Tani që mbaruan zgjedhjet, mbaroi sherrnaja e debati, është koha për të kujtuar që arsyeja pse zgjidhemi dhe arsyeja pse punojmë, qoftë në Parlament, qoftë në Bashki, qoftë në njësinë administrative, është që t’iu shërbejmë njerëzve dhe të zgjidhim hallet e tyre. Thirrja ime për të gjithë qytetarët është që tani që beteja mbaroi, nuk ka rëndësi fare nëse jemi të djathtë apo të majtë, nëse vajtëm të votojmë ose i bojkotuam, rëndësi ka që jemi shqiptarë, jemi tironsa dhe do të duhet që të punojmë bashkë. Kur mbillen pemë, i bëjnë hije të gjithëve njësoj, si të majtëve edhe të djathtëve; kur shtrohet një rrugë, ecin të gjithë, si të majtë, si të djathtë; kur shtohet një kënd lodrash, luajnë të gjithë fëmijët, si të të majtëve, edhe të të djathtëve”,

Përgjatë verës, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës do të vijojnë me punët publike.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT