BASHAËshtë rikthyer për të mbajtur premtimin e bërë përpara banorëve të Selitës, kur mori detyrën si kryebashkiak i Tiranës. Rrugicat me baltë në njësinë bashkiake numër 5, tashmë janë zëvendësuar nga ky bllok i rikualifikuar e me të njëjtat standarde si në qendër të Tiranës. Vetë banorët e Selitës thonë se për vite me rradhë nuk kanë parë të investohej në asnjë rrugicë të kësaj zone nga ana e bashkisë së Tiranës.

Me një investim prej  69 milion lekësh, Bashkia e Tiranës ka bërë rindërtimin e rrugës “Qemal Butka” dhe të gjitha rrugëve të brendshme si  atë, “Tafil Agai”, “Dhimitër Pasko”,  “Gjerasim Qiriazi” dhe “Jaho Gjoliku”.  Kryebashkiaku Basha tha se mbetet i angazhuar për përmirësimin e jetës së banorëve të Tiranës nën moton “Shumë punë e pak zhurmë”.

Ky bllok i rikualifikuar i është nënshtruar një procesi ndërtimi tërësor,duke nisur nga kanalizimet e ujrave të zeza e të bardha, trotuaret, ndricimi, asfaltimi i rrugëve, si dhe ndërtimi i mureve të banesave të qytetarve me kangjella të profilit urban.