Rinumërimi në Berat: Asgjë e re për LSI




Rinumërimi në Berat: Asgjë e re për LSI

16:18 21/05/2021

LSI merr vetëm 15 vota, nuk mjaftojnë për 1 mandat

E kërkoi me ngulm rinumërimin e votave për qarkun e Beratit, por hapja e 114 kutive nga KAS që morën 2 ditë kohë për t’u rivlerësuar, nuk prodhoi asgjë të re për LSI.

Ky subjekt i cili nuk arriti të marrë në 25 Prill asnjë mandat në bastionin e saj, pretendonte në kërkesën ankimore se për shkak të parregullsive dhe manipulimeve gjatë procesit të numërimit i ishte mohuar mandati pasi numri i votave që i nevojitej ishte vetëm 74 vota.

Por nga 75642 vota të vlefshme për 114 kutitë e votimit rezultoi së LSI arriti të rikuperonte vetëm 15 vota, dhe 11 të tilla partia Aleanca Demokracia e Re, ndërsa 20 vota që ishin cilësuar të vlefshme për PS dhe 9 për PD u konsideruan të pavlefshme nga KAS.

Përfaqësuesit e subjekteve zgjedhore e vlerësuan në mënyra të ndryshme rezultate i prodhuar nga procesi i rinumërimit. Bashke me kërkesën për rinumërimit 2 forcat opozitare kërkuan dhe pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Beratit, kërkesë që u rrëzua me shumicë votash nga KAS.

Të hënën do të nisë shqyrtimi i kërkesës ankimore për qarkun e Durrësit. PD ka depozituar kërkesën për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 9 qarqe, dhe deri tani për 3 prej tyre Gjirokastrën, Beratin dhe Vlorën KAS ka vendosur rrëzimin e tyre. Por selia blu ka deklaruar se do t’i ankimojë vendimet e këtij organi në Kolegjin zgjedhor.

Tv Klan





Të ngjashme