Përfundon rinumërimi i 114 kutive të votimit të Beratit. Mësohet se Partia Socialiste ka ruajtur mandatin.

Si pasojë e rinumërimit, socialistët humbën 18 vota, kurse LSI u rrit me vetëm 15 vota.

Këto vota nuk ishin të mjaftueshme që PS të zbriste në 4 mandate në Berat.

Fundi i këtij procesi pati reagime të ashpra nga ana e përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike. Ai u shpreh se vëzhguesit e PD janë kërcënuar gjatë rinumërimit.

Partitë opozitare pretendonin se në këtë qark ka pasur parregullsi në procesin e numërimit./tvklan.al