Ka përfunduar shpejt dashuria mes dy aktorëve që luajtën në serialin “Rrahje Zemre”, transmetuar në Tv Klan.

Sipas “HaberTurk” aktorët Merve Çagiran dhe Ali Burak Ceylan, të cilët u njohën dhe u dashuruan në xhirimet e serialit “Rrahje Zemre”, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 6 mujore.

Shkak për këtë besohet se janë bërë grindjet e shpeshta mes tyre. Media turke kishte raportuar edhe më herët për grindje të mëdha mes çiftit, madje edhe në publik. Në një rast besohet se konfliktet mes tyre janë bërë shkak edhe për një aksident të çiftit.

Tashmë, ata raportohet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre “për të mos e lodhur më shumë njëri-tjetrin”.

Në serialin “Rrahje Zemre” Burak Ceylan luante rolin e Oguzit, ndërsa Merve Çagiran luante rolin e Ipekut.

/tvklan.al