Rama: Në qeverisjen tonë, transformuam Shqipërinë

Akuzave se në 7 vite qeveria e tij ka shpenzuar paratë e buxhetit të shtetit për projekte klienteliste e korruptive, Edi Rama i dha përgjigje nga nënstacioni i ri elektrik i Kombinatit. Investimi me vlerë 11 milionë Dollarë, pritet t’i vijë në ndihmë 120 mijë banorëve të zonës.

“Jemi në një fazë tjetër të zhvillimit të historisë së vendit dhe këtu ndarja ime me ata që kritikojnë kur shajnë është që le të flasin për defiçencat në raport me të ardhmen por jo me të shkuarën. S’e di si thonë në këto 7 vjet, e rrënuat këtë popull kur në fakt në çdo fushë dhe tani kemi problem dhe jemi në Europë, jo për ç’a kemi bërë po për rrugën që e kemi hapur”.

I ndërtuar që në vitin 1953, nënstacioni i Kombinatit kishte degraduar duke cënuar cilësinë e furnizimit me energji elektrike të një zone kryesore të kryeqytetit. Ky investim pritet të ulë ndjeshëm humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes, duke e zbritur atë nga 17% që ishte në vitin 2014 në 5%.

Tv Klan