8 kandidatët për kreun e BKH iu nënshtruan poligrafit

Tetë kandidatët që garojnë për postin e kret të Byrosë Kombëtare të Hetimet kanë përfunduar ditën e premte testin e së vërtetës.

Njëri pas tjetrit kandidatët u janë përgjigjur pyetjeve të poligrafit, ose makinës të së vërtetës dhe ata që do të kualifikohen do të mund të mbërrijnë në fazën e intervistimit që do të kryhet nga drejtuesi i SPAK dhe dy prokurorë.

Janë 5 ekspertë të trajnuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë intervistuar kandidatët që garojnë për postin e BKH-së të njohur si FBI shqiptare.

Testi nisi të hënën në zyrat qendrore të Operacionit Forca e Ligjit dhe përfundoi ditën e premte, ndërsa në ditët në vijim do të bëhen publike edhe emrat e kualifikuar për fazën tjetër.

Tv Klan