Ka përfunduar tryeza e dytë e Paktit të Stabilitetit për luftën anti-korrupsion. Gjatë 3 ditëve të kësaj konference, është diskutuar dhe miratuar raporti vlerësues i vendeve anëtarë të Paktit, në bazë të të cilave këto vende do të marrin asistenca teknike nga donatorët. Sipas kryetarit të kësaj tryeze Xhenario, korrupsioni në Evropën Juglindore është në nivel të lartë, por Shqipëria mund të radhitet në vendet më të korruptuara. Korrupsioni është prezent në jetën e vendit tuaj, por ai nuk është shtrirë në instancat e jetës shtetërore, ka thënë ai.

Për Xhenarion, Shqipëria është shteti që e lufton më shumë korrupsionin. Përfaqësuesja e Bankës Botërore ka thënë se ka gjetur mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare. Ndërsa Ndre Legisi, kryetari i nismës anti korrupsion, ka paraqitur projektet për administratën publike, doganat dhe tatimet projekte që sipas tij janë konsideruar të mira nga tryeza e dytë e Paktit të Stabilitetit për luftën anti korrupsion./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori