Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur në selinë blu deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Deri tani mësohet se në këtë mbledhje fokus të veçantë ka pasur diskutimi për mosnjohjen e zgjedhjeve.

Klan News raporton se  Basha po diskuton me deputetët e zgjedhur për strategjinë që do të ndiqet për mosnjohjen e zgjedhjeve dhe dokumentin e asaj që demokratët e quajnë masakër zgjedhore.

Një ditë më parë kreu i PD zhvilloi një takim me krerët e PD në rrethe dhe sekretarët, ku u diskutua për mosnjohjen e zgjedhjeve dhe ngritjen e grupeve të punës për dokumentin e vjedhjeve së votave./tvklan.al