Nënshkruhen udhërrëfyesit e kontrollit të dhuruesve të gjakut

Kosova është duke shqyrtuar mundësinë e trajtimit të pacientëve me Covid-19 me plazmën e gjakut të personave që tashme e kanë kaluar këtë sëmundje.

“Besojmë që shumë shpejtë do të kemi draftin final për sa i përket mënyrës së adresimit apo aplikimit të kësaj terapie”.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se përpos analizave të rregullta që u bëhen dhuruesve të thjeshtë të gjakut, në këtë rast kërkohen edhe disa analiza specifike.

“Është duke u punuar në atë drejtim që vullnetarët do të paraqiten për të dhënë gjak pra personat që kanë kaluar Covid infeksionin t’i kenë të gjitha në një vend të caktuar sepse duhen disa analiza paraprake”.

Kjo po konsiderohet mundësi e mirë për të trajtuar pacientët e infektuar.

“Kjo është një mundësi e mirë që t’iu ndihmojmë pacientëve, mirëpo kjo gjë nuk është e thjeshtë, është e komplikuar dhe duhen procedura”.

Ministri i Shëndetësisë tashmë ka nënshkruar udhërrëfyesit e protokolleve klinike, ku krahas antiviralëve dhe terapisë tjetër të paraparë për trajtimin e pacientëve i lihet mundësia edhe përdorimit të plazmës së gjakut të personave që e kanë kaluar Covid-19.

Tv Klan