Kombëtarja do të zhvillojë në mbrëmje seancën stërvitore

Sot në mbrëmje do të jetë prova finale e Sylvinho në pregatitjet e ndeshjes ndaj Ishujve Faroe. Pas mbërritjes një ditë më parë, skuadra ka zhvilluar një seancë të lehtë për shkak se rruga ka qenë e gjatë.

Lojtarëve iu duhet të ambientohen edhe me klimën. Temperarurat janë deri në 18 gradë më pak se në Tiranë. Stërvitja e sotme, veç se do të jetë ajo zyrtare e njohur edhe nga UEFA, do t’i shërbejë trajnerit që të qartësohet më shumë për formën e lojtarëve.

Deri tani raportohet se gjendja e futbollistëve kuqezi është e mirë dhe pa shqetësime. Sylvinho me shumë mundësi do të ruajë të njëjtin formacion si në ndeshjen me Moldavinë duke korrigjuar defektet e mundshme për të siguruar sa më shpejt rezultatin.

Duhet fitorja dhe 3 pikët në këtë ndeshje pasi edhe Faroet duhen konsideruar si rival direkt i Shqipërisë dhe një fitore jashtë fushe do të ishte një arritje e mirë për kuqezinjtë të cilët duket se do të kenë mbështetje vetëm nga delegacioni i FSHF i pranishëm në stadium pasi për shkak të distancës së largët deri tani nuk ka raportime për tifozë shqiptarë që mund të jenë të pranishëm në stadium.

Tv Klan