Hodaj: Disa rrugë në kryeqytet do bllokohen, e mërkura do jetë si ditë pa makina

Në prag të finales së Conference League mes ekipit të Romës dhe Fejnord që do luhet në Tiranë, Ministria e Brendshme njofton se në pjesën më të madhe të rrugëve të kryeqytetit nuk do të lejohet kalimi i automjeteve.

“Tirana atë ditë do jetë tërësisht e impenjuar për mbarëvajtjen e eventit kështu që shumë zona do jenë si në ditët pa makina, pa qarkullim. Jo të gjitha rrugët do jenë të bllokuara, por aksesi në pjesën më të madhe të Tiranës do lejohet vetëm për këmbësorët dhe mjetet e nevojës: Urgjencës,  Zjarrfikëses dhe Policisë së Shtetit”.

Zëvëndës ministri Julian Hodaj, kërkon mirëkuptimin të qytetarëve dhe të bizneseve.

“Ju e keni parë që dhe qeveria ka shpallur një ditë pushimi në mënyrë që gjithë punonjësit dhe qytetarët e të qarkut të Ttiranës të kenë mundësi ta shijojnë këtë festë. Kërkojmë mirëkuptimin dhe besoj e kemi mirëkuptimin e tyre për zhvillimin në mënyrë sa më të mirë të këtij eventi dhe feste të madhe që përgatitet për në Tiranë. Një kërkesë tjetër shkon edhe për biznesin, i cili me përjashtim të biznesit të shërbimeve që do jetë në ditët më të mëdha të punës gjatë gjithë vitit, kërkojmë mirëkuptimin që dhe punonjësit e tyre të kenë mundësi ta shijojnë këtë festë”.

Finalja e Conference League do të luhet në stadiumin “Air Albania” më 25 Maj, në orën 21:00. Për eventin më të rëndësishëm të mbajtur në vendin tonë, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash me ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Klan News