Nëse nuk jeni, duhet të filloni të përshtateni, sepse tendencat e reja të bizhuterive këtë pranverë “bërtasin” elegancë. Pasarelat e modës dhe daljet e të famshëmve në tapetin e kuq kanë dhënë një panoramë se cilat janë stilet e bizhuterive që do të mbizotërojnë këtë vit, e kryesisht në stinën e pranverës.

Perlat

Nëse në sirtarët e shtëpisë keni një gjerdan apo një palë vathë me perla, mos i flakni. Do ju duhen shumë këtë vit. Të kombinuara me një fustan pranveror ose një triko të hollë ato do të japin një pamje të duhur e mjaft elegante. Nëse veshja iu duket e mërzitshme e mjaft bazike, atë guxoni me një varëse me perla, vathë ose unazë me gur të çmuar.

Gold dhe silver

Nëse “besëtytnitë” i mëshonin faktit që bizhuteritë duhet të jenë vetëm gold, ose vetëm silver, tendencat e reja të modës guxojnë për ndryshime.

Bizhuteri aspak minimaliste

Vathë me përmasa të mëdha, byzylykët e mëdhenj dhe të rëndë nëpër kyçe dhe karficat e guximshme i japin “zë” ditëve me diell të pranverës. Ishin pikërisht pasarelat e shtëpisë së modës Chanel që sollën në “jetë” vathët e viteve ’80 dhe i kthyen ato në tendencat e modës për 2025-ën.

Varëset me shtresa

Në përputhje me lëvizjen e pjesës tjetër të botës së modës drejt “bohos”, gjerdanët me shtresa tani janë një nga mënyrat më të nxehta për të treguar personalitetin. 

Rruaza të guximshme

I mbani mend gjerdanët me rruaza që i krijonit vetë në fëmijëri? Nëse jo, tendencat e modës të këtij viti do ju kthjellojnë. Gjerdanet e guximshëm prej guri, të cilat u shfaqën në pasarelat e pranverës në Zimmermann dhe Ralph Lauren dhe do të zbukurojnë qafën tuaj këtë pranverë.

Orët elegante

Orët me rrip të hollë dhe mjaft elegante nuk dalin kurrë nga moda. E s’kishte se si të ndodhte ndryshe ato triumfojnë në kyçet e grave moderne edhe këtë vit.

/tvklan.al