Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00. Në autostradën Levan – Tepelenë, një fuoristradë “Range Rover” e drejtuar nga 27-vjeçari me iniciale A.H. ka përplasur një motorçikletë. Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i motorçikletës, A.L. 57 vjeç

Policia e Fierit thotë se është shoqëruar në komisariat drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

/tvklan.al