Ngjarjet shënohen në Tiranë dhe Durrës
Ky këmbësor tentoi të kalojë nga njëra anë të krahun tjetër të rrugës në Unazën e madhe të Tiranës, por nuk ia doli.
Ai nuk përdor vendin ku janë vijat e bardha, por zgjedh të kapërcejë barrierat duke u marrë përpara nga një automjet tip Benz.
Ngjarja ndodhi në zonën e Astirit rreth orës 19:20. Në vendin e ngjarjes shkuan forca të policisë që ndaluan shoferin e automjetit.
Më pak se 2 orë më pas në aksin rrugor Sukth-Manzë, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur një motor. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri ndërsa drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia është vënë në kërkim të personit që shkaktoi aksidentin pasi ai është larguar nga vendi i ngjarjes.
Tv Klan