Shënohen edhe 4 të plagosur në rrugët e vendit

Një aksident i rëndë ndodhi rreth ores 4 të mëngjesit të së enjtes në autostradën Kalimash – Morinë, në afërsi të urës së Kolshit. Një mjet tip benz doli nga rruga për shkak të shpejtësisë dhe një 25-vjeçar i identifikuar si Andi Rrustaj humbi jetën, ndërsa u lëndua 19 vjeçari, Xheku Logu nip me viktimën. Ky i fundit vetëm disa orë pas ngjarjes ndërroi jetë ne spital duke mos i mbijetuar plagëve të marra. Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se u bë një manovër e gabuar nga shoferi 25 vjeçar.

30 minuta pas këtij aksidenti një tjetër përplasje do regjistrohej në aksin Milot- Mamurras. Pergjumja e taksistit i cili po transportonte në drejtim të Rinasit një 56-vjeçare, vajzën e saj dhe 2 nipërit duket se shkaktoi daljen nga rruga të makinës dhe përplasjen e saj me nje objekt. Nga aksidenti humbi jetën në vend 56-vjeçarja Prenga Gjetani, ndërsa taksisti 40 vjeç, vajza 30-vjeçe dhe dy fëmijët morën plagë më të lehta.

Ndërsa në Fier një 43-vjeçar ndërroi jetë në fshatin Boçovë pasi humbi kontrollin e zetorit me të cilin po punonte tokën dhe përfundoi në anë të një kanali.

Tv Klan