Aksidentet po marrin gjithnjë e më shumë jetë të rinjsh

Vitin e kaluar në Mal të Zi, 50% e numrit të përgjithshëm të të vrarëve në aksidentet ne rrugë ishin të rinj. Rreth 1177 persona kanë humbur jetën në rrugët e Malit te Zi deri në fund të Korrikut të këtij viti.

Vetëm pak ditë më parë mbetën të vrarë dy të rinj, ndërsa mëngjesin e të mërkurës mbetën të plagosur tre të mitur. 

Kur përmenden pasojat e aksidenteve dhe shkeljeve të trafikut tek të rinjtë, gjëja e parë që ata mendojnë janë dënimet, pra sanksionet, dhe jo nëse dikush mund të lëndohet apo të bëhet i paaftë për shkak të gabimit të tij. 

Jo i vogël është numri i drejtuesve të rinj të cilët janë rrezikuar në trafik gjatë muajve të fundit. 

Sipas ekspertëve është shumë e vështirë të ndikosh në ndërgjegjen e njerëzve.

Në timon njerëzit janë shumë të shkujdesur, nuk mendojnë se ata mund ta kenë njërën këmbë në varr dhe se mund të kthehen në vrasës të mundshëm.

Një pjesë e madhe e aksidenteve në rrugët malazeze ka ardhur nga fakti se gjatë drejtimit të mjetit shoferët përdorin celularët, janë të pirë dhe nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit. Pavarësisht radarëve nëpër rrugë konstatohet tejkalim i shpejtësisë. Nën rrotat e shoferëve malazezë kanë rënë edhe udhëtarë të huaj si nga Kosova dhe Shqipëria që përdorin këto rrugë për të ardhur në atdhe ose për të shkuar drejt destinacioneve verore.

Klan News