Përgjaket Bajrami në Turqi. 6 persona kanë humbur jetën në Kastamonu, pasi makina me të cilën po udhëtonin u përplas kokë-më-kokë me një makinë të ndalur.

Ngjarja e rëndë në distriktin Daday ka ndodhur mesnatën e së shtunës, kur 6 të afërmit të cilët po udhëtonin me automjetin me targa 37 DC 250, drejtuar nga Enver Binen, po ktheheshin nga të afërmit në Yurekveren të Kastamonusë, ku kishin qenë për një vizitë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Agjencia turke e lajmeve “DHA” tha se makina me 6 persona u përplas kokë-më-kokë me makinën e drejtuar nga Ali Erol, i cili ishte ndalur në dalje të një rreth-rrotullimi.

Si pasojë e përplasjes së fortë humbën jetën në vendngjarje 71-vjeçarja Kadriye Binen dhe 15-vjeçarja Selanay Binen. Ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe transportuan në spital 4 të plagosurit e tjerë nga e njëjta makinë, por fatkeqësisht 31-vjeçarët Enver Binen dhe Kezban Ergin, sidhe 19-vjeçarja Sibel Binen e 19-vjeçrja Muzeyyen Ergin humbën jetën, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Ndërkohë, në aksident u plagosën edhe shoferi dhe pasagjeri i makinës së dytë të përfshirë në aksident.

/tvklan.al