Reperi vret 6 persona dhe plagos 26 të tjerë në festën e 4 Korrikut

60 të shtënat në 20 sekonda nga tarraca e një ndërtese menjëherë pas10 minutave të nisjes së paradës së ditës së pavarësisë në SHBA rezultuan fatale me vdekjen e 6 personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve.

Dëshmitarët okularë në paradën e Highland Park, në periferi të Çikagos përshkruan se si rrëmbyen fëmijët dhe familjet e tyre dhe vrapuan për të shpëtuar jetën e tyre, disa të fshehur pas koshave ose në dyqanet aty pranë për siguri në mes të kaosit.

Një pjesëmarrës në paradë tha se kishte parë një vajzë të qëlluar dhe vrarë, një tjetër pa një burrë të qëlluar në vesh me gjak në të gjithë fytyrën e tij. Të plagosurit nga të shtënat e armës, sipas spitalit lokal, i përkasin moshave nga 8 deri në 85 vjeç dhe në total pesë ishin fëmijë morën ndihmën e parë mjekësore.

Policia dhe FBI kanë ndaluar Robert Krimo 22 vjeç gjatë tentativës për t’u larguar me makinën e tij nga vendi i ngjarjes. I dyshuari është një këngëtar i muzikës rep, që njihet gjithashtu edhe si fanatik dhe mbështetës i ish-Presidentit Donald Trump.

Presidenti amerikan Joe Biden gjatë fjalës së tij për ditën e Pavarësisë u shpreh se është i tronditur nga kjo ngjarje e rëndë dhe shtoi se kohët e fundit ka nënshkruar ligjin dy partiak për sigurinë e armëve, por se ka shumë punë për të bërë.

Tv Klan