Pyetjes nëse do të ketë përgjime të reja nga gazeta “Bild” përpara zgjedhjeve të 30 Qershorit, gazetari Robert Rakipllari iu përgjigj duke thënë se janë të pritshme. Sipas tij, pritet të vijojë dosja e Dibrës, por mund të ketë edhe mesazhe të Kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, ai u shpreh se nuk ka informacione të konfirmuara lidhur me përgjimet, por sipas tij analiza të bën të mendosh që do të jenë edhe më të forta.

Arian Çani: A do të ketë përgjime të reja brenda 30 Qershorit?

Robert Rakipllari: Unë besoj që po. Në rast se do të shkojmë drejt zgjedhjeve të 30 Qershorit, do të dalin përgjime të reja.

Arian Çani: Po kush pritet të dalë tani?

Robert Rakipllari: Do vazhdojë dosja e Dibrës 184.

Arian Çani: Edi Rama ka përgjime të tjera, kështu thonë…

Robert Rakipllari: Janë mesazhe me sa di unë, jo audio.

Arjan Curi: Ato i mohojnë kollaj.

Robert Rakipllari: Nuk e di, nuk i kam të konfirmuar, janë informacione të rezervuara. Personazhet politikë janë këto, nuk besoj se ka të tjerë. Këta kanë qenë të përfshirë.

Arian Çani: Thonë që është kapur edhe Elisa Spiropali, çfarë ka qenë në 2016-ën kjo?

Robert Rakipllari: Nuk kam informacion.

Arian Çani: Arben Ahmetaj?

Robert Rakipllari: Jo, nuk ka lidhje me këtë. Ndoshta mund të ketë edhe diçka nga Lezha… Këto janë informacione të rezervuara, informacioni që kam është ky, që do të ketë përgjime të tjera. Përgjimet kanë ardhur gjithnjë e më të forta. Besoj që këto të tretat që do të dalin do të jenë më të forta, analiza na çon këtu./tvklan.al