Dy deputetët e Partisë Socialiste që në përgjimet e publikuara në Bild shfaqen duke biseduar me shefin e komisariatit të Dibrës duke diskutuar për rritjen e tij në karrierë si shpërblime për kontributin e dhënë në zgjedhjet e pjesshme të 2016, folën të pa shqetësuar përpara gazetarëve.

Xhemal Qefalia e minimizon përgjegjësinë penale dhe atë morale të bisedave që bëhen në atë përgjim. Ulsi Manja, kreu i Komisionit të Ligjeve i beson më shumë drejtësisë dhe nuk komenton.

Tv Klan