Turin “Bashkia që Duam”, kryeministri e vijoi në Durrës, një nga Bashkitë më të sulmuara nga opozita. Kreu i qeverisë nuk la pa ironizuar opozitën, e cila në vazhdimësi ka akuzuar kryebashkiakun Vangjush Dako për blerje të zgjedhjeve.

Tani thonë foli Gjushi në telefon me Niçen, na u bë Niçja sikur të jetë Aleksandër Moisiu. Zëri i Niçes u bë sikur të jetë zëri i Luçiano Pavarotit. Flasin këta për krime dhe krimienelë, këta që ne nuk çonin dot komisionerë në zonën e Shijakut, nuk shkonin dot njerëzit në komision”.

Për Kryeministrin, e gjithë situata e krijuar nga protestat nuk pasqyron Shqipërinë reale.

“Janë protesta që zhvillohen vërtetë si një furtunë në gotë dhe jo siç i keni parë ju në televizor apo në fotografitë që shoqërojnë protestat që ndodhin këtu”.

Djegien e mandateve nga opozita e quajti një manovër të Lulzim Bashës për të marrë pushtet në tavolinë.

“Ju kujtohet si ja u ka bërë daulle kokën Luli, votim elektronik. E harruan! Edhe ne histori tjetër. Shkuam studiuam votimin dhe numërimin elektronik, bëmë edhe teste të PS-ja. Edhe i themi hajde ta provojmë që në këto zgjedhje. Na ikën! Sa i thamë hajde ta bëjmë, na ikën! Nuk është se s’do, por mendon që sa më larg të iki aq më shumë do fitojë. Mirëpo bëri gabim të madh. Herën e kaluar pa i djegur mori gjysmën e qeverisë, edhe tha po sikur ti djeg? Edhe me atë fallxhoren në krah, i ka thënën fallxhorja kam parë filxhan mbrëmë. Ndezi flakën ajo, u hodh Luli në flakë, Saliu nga mbrapa benzinë. Vetëm bojë të zezë njohin. Puna është që nuk kemi çfarë i bëjmë kësaj radhe. Duhet të vazhdojmë përpara dhe duhet të bëjmë punën tonë. Nuk na kanë dhënë detyrën që të sjellim Lulin në pushtet, nuk na i kanë kërkuar”.

Kreu i qeverisë shuajti çdo aludim se mazhoranca do t‘i nënshtrohet presionit për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

“Ne po bëhemi gati për zgjedhjet e 30 Qershorit”.

Si Dako ashtu dhe Kryeministri nuk folën për rikandidimin e kryebashkiakut por për projekte që do të vijojnë, ku kryesori është shndërrimi i fushës së Porto Romanos në një park të gjelbëruar, por edhe të tjera në fushën e turizmit.

Tv Klan