Përgjimet e reja për Kashoggin

Përgjimet e reja për Kashoggin

17:20 10/09/2019

Mediat turke kanë publikuar të zbardhur një audio-përgjim të ri që hedh dritë mbi vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi rreth një vit më parë në konsullatën saudite të Stambollit. Regjistrimi nis 12 minuta para mbërritjes së gazetarit në konsullatë, ku dëgjohet qartë një bisedë paraprake mes dy pjesëtarëve të shërbimeve sekrete saudite, të cilët planifikojnë vrasjen.

Maher Abdulaziz Mutreb, agjent: Është e mundur që të vendosim trupin në një çantë?

Salah Muahmmed Al Tubaigy, Kreu i Ekipit Mjekësisë Ligjore: Jo. Shumë i rëndë dhe i gjatë. Unë kam punuar gjithnjë me kufomat. Di si t’i pres mirë, por nuk kam punuar ndonjëherë me trupa të ngrohtë. Por do ja dal me lehtësi.

Më pas në përgjime, sipas mediave turke, dëgjohen agjentët sauditë që i kërkojnë Khashoggit pasi hyn në sallë, t’i shkruajë një letër të birit, për t’i thënë se është në Stamboll. Khashoggi nuk pranon dhe aty ndodh përleshja fatale ku ai humb jetën.

Khashoggi: Nuk kam për të shkruar gjë.

Mutreb: Shkruajeni z. Jamal. Nxitoni. Na ndihmoni që t’ju ndihmojmë, sepse në fund ne do të të çojmë në Arabinë Saudite dhe nëse nuk na ndihmoni e dini se çfarë do të ndodhë.

Khashoggi: Këtu ka një peshqir. Do më drogoni?

Al-Tubaigy: Do të vëmë në gjumë.

Vrasja ndodhi në 2 Tetor të vitit 2018 dhe qysh atëherë  Riadi zyrtar ia ka dalë të shmangë kundërmasa nga komuniteti ndërkombëtar duke ia deleguar vrasjen zyrtarëve të ulët, ndërkohë që akuzat kryesore publike janë përqendruar ndaj princit të kurorës, Mohammad bin Salman.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT