Mesazhet ngushëlluese për Rafael Duamena kanë mbërritur nga çdo cep i botës.

Një prej atyre që e ka kujtuar ka qenë shoku i fëmijërisë, Laurens Ati Zigi. Portieri i kombëtares ganeze u shfaq me një fanellë ku shkruhej: Përgjithmonë Rafael!

Dyshja kanë nisur së bashku aventurën futbollistike, fillimisht në Ganë dhe më pas në Austri, nga ku më pas vazhduan karrierat respektive. Portieri aktualisht luan në Superligën zviceriane me St Gallen (Sënt Galen).

Klan News