Pas ndryshimeve në marrëdhëniet tregtare post Brexit por edhe nga pandemia

Eksportet e ushqimeve dhe pijeve të Mbretërisë e Bashkuar në Bashkimin Evropian u përgjysmuan në tre muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë në 2020.

Shifrat e Federatës së Ushqimit dhe Pijeve tregojnë se shitjet ranë me 47%. Ekspertët thonë se kjo vjen për shkak të ndryshimeve në marrëdhëniet tregtare të Britanisë, por ndikoi edhe pandemia.

The Guardian raporton se humbja e 2 miliardë Paund të eksporteve në BE është një katastrofë për industrinë dhe një tregues si qartë i shkallës së humbjeve me të cilat përballen prodhuesit britanik në periudhën afatgjatë për shkak të pengesave të reja tregtare me BE.

Shifrat për tremujorin u ndikuan gjithashtu nga rezervat e kompanive përpara ndryshimeve të lidhura me Brexit. Kombinimi i këtyre faktorëve çoi në rënie të ndjeshme të vlerës së eksporteve kryesore. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019  para se Covid të bëhej faktor eksportet e djathit ishin poshtë 72%, shitjet e peshkut ranë me 52% dhe çokollata u ul me 37%.

Eksportet e ushqimit dhe pijeve në pothuajse të gjitha vendet e BE ranë ndjeshëm në tremujorin e parë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Goditja më e keqe ishte tregtia me Irlandën normalisht tregu më i madh i sektorit jashtë. Ai u ul me më shumë se 70%.  Për dekada, Britania e Madhe i ka shitur më shumë ushqim dhe pije Bashkimit Evropian sesa pjesës tjetër të botës së bashku. Rënia e theksuar e eksporteve është hera e parë që ka ndodhur në të paktën 20 vjet.

Klan News