Brenda 70 viteve të fundit lindshmëria në mbarë botën është përgjysmuar. Dhe në 91 vende të planetit, numri i fëmijëve është ulur kaq shumë sa ky fenomen nuk garanton ripërtëritjen e shoqërisë apo etnisë përkatëse.

Ndërsa në 104 vende të tjera lindshmëria rezulton të jetë në ngritje çka justifikon edhe arsyen e rritjes së numrit kompleksiv të banorëve të Tokës. Statistikat janë publikuar në revistën shkencore “Lancet” dhe bazohen në raportin e “Global Burden of Disease, GBD”.

Sot mesatarja botërore në krahasim me vitin 1950 për sa i përket lindshmërisë ka kaluar nga 4.7 fëmijë për çdo grua, në 2.4 fëmijë. E megjithatë në vitin 1950 në mbarë globin jetonin 2.6 mld njerëz, ndërsa sot 7.6 mld. Gjithashtu janë disa vende si shumica e vendeve evropiane, përfshirë edhe Korenë e Jugut, SHBA e Australinë, ku vihet re tendenca e zgjeruar se çdo grua ka mesatarisht më pak se dy fëmijë. Dy ekstremet janë Nigeria, ku për çdo grua numërohen 7.1 fëmijë dhe në anën tjetër Qipro, ku mesatarisht çdo grua ka një fëmijë.

Tv Klan