Vala e protestave të “Jelekëve të Verdhë” u përhap edhe në Belgjikë e Holandë, ku nuk munguan përplasjet me policinë. Manifestimet masive në dy vendet e tjera europiane duket se janë thjesht për sensibilizim me Francën, pasi as Belgjika e as Holanda nuk e kanë ngritur çmimin e karburantit.

Megjithatë në Belgjikë protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Sharl Mishel. Të paktën 70 persona janë arrestuar në Bruksel, ku protestuesit janë më të dhunshëm. Javën e kaluar jelekët e verdhë belgë, shkaktuan dëme të mëdha materiale, si edhe dogjën një automjet të policisë.

Tv Klan