Numri i personave që shfaqin probleme alergjike dhe sidomos i fëmijëve është në rritje. Mjekët vlerësojnë se për shkak të ndryshimeve klimatike,  koha e polenizimit është zgjatur duke bërë që edhe koha e shfaqjes së problemeve për personat që vuajnë nga riniti alergjik të rritet. Rastet më të shumta që kanë shfaqur probleme janë fëmijët 1 deri në 5 vjeç.

Mjekët rekomandojnë se për të shmangur reaksionin alergjikë nga polenet duhet të evitohen ambientet e gjelbëruara si dhe të mbahen mbyllur dritaret kur udhëtojnë me makinë. Shpesh prindërit i ngatërrojnë alergjitë dhe me virozat stinore.

Shqetësuese për mjekët pediatër është edhe varicela ose si njihet ndryshe lija e dhënve.

Nëse e kalon një herë varicelën, imuniteti zgjat gjithë jetës. Ekziston një vaksinë që të mbron nga variçela, por ajo nuk është e përfshirë në kalendarin e vaksinimit.

Klan News