Perimet jashtë zezonit, me hormone – TV KLAN

Perimet jashtë zezonit, me hormone

Specialistët: Si mund të ketë ndryshe domate në Janar?

Fermerët i përdorin stimulantët apo hormonet për të nxitur zhvillimin e shpejtë apo pjekjen e perimeve në mënyrë artificiale. Specialistët e bujqësisë thonë se nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të siguruar domate, apo speca edhe në mes të dimrit.

“Serat janë një industri e bujqësisë me çati dhe jo pa çati siç është bujqësia në fushë. Nëse është jashtë sezonit atëherë do përdoren kimikate që ato të rriten”, thotë Kristaq Sini, ekspert i sigurisë ushqimore.

 Cilat janë pasojat shëndetësore që mund t’i shkaktojnë konsumatorit?

“Çdo gjë që nxitet është e dëmshme për organizmin. Të gjitha ushqimet, edhe shkenca ka provuar që të shfaqen simptomat e kancerit që 10 vite përpara. Sëmundjet e arteriosklerozës apo të tensionit të gjakut që në mosha 11-19 vjeç, nga se vijnë? Nga ushqime që janë të ngarkuara me kimikate që të dalin sa më shpejt në treg.”

Konsumatorët u ankuan vjet pasi në shumë raste shalqini ishte i pangrënshëm sepse ngjante më shumë si kungull. Për ekspertin e sigurisë ushqimore nuk është problem kryqëzimi i shalqinit, por dalja e tij në treg shumë para kohe.

Pasi një produktet totalisht jashtë sezonit është jo vetëm pa vlerat e tij ushqyese, por ka në përbërje kimikate dhe pesticide që janë të dëmshme.

Klan Plus

Kategori
Klan PlusTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione